Bota të përgaditet për teknologjinë 6G

Edhe pse ekziston një debat për teknologjinë 5G për shkak të virusit të koronës, teknologjitë e reja vazhdojnë të jenë pjesë e jetës sonë. Ndërsa 5G nuk ishte përshtatur plotësisht të bëhet pjesë e jetës tonë Xiaomi bëri një deklaratë në lidhje me teknologjinë 6G.

Me përhapjen e teknologjisë 5G sytë u kthyen në teknologjinë tjetër veçanërisht për teknologjitë IoT dhe Industry 4.0, teknologjia 5G do t’i lejojë pajisjet tona të kryejnë më shumë operacione sesa kapaciteti i saj falë latencës së saj të ulët. Xiaomi lançoi Redmi 10X modelin 5G me një çmim të ulët, kohët e fundit CEO Lei Jun njoftoi për agjencinë kineze të lajmeve Xinhua se ata kanë filluar studimet për teknologjinë 6G.

Jun tha “Ne jemi gradualisht duke transferuar sinjalet e 4G në sinjalin 5G, sidoqoftë ne ende nuk e dimë nëse kjo do të lejojë përparimin e teknologjisë së re. Xiaomi e cila ka shumë shërbime të bazuara në internet në Kinë planifikon të rrisë aksesin në internet në mënyrë që të apelojë tek më shumë përdorues.

Gjithashtu në vendet evropiane kompania e cila tregon veten me modelet Xiaomi Mi Note 10, Xiaomi Redmi Note 8T dhe Xiaomi Mi 10 Pro, është në rrugën e duhur për të qenë ndër kompanitë më të preferuara në të gjithë botën.

MË SHUMË
Bëje Aplikacionin e “YOUTUBE” të funksionoi në sfond duke punuar me programe tjera