“Dhuro” App për me “ofru dhe me kërku ndihmë online

Aplikacioni Dhuro ka për qëllim të grumbulloj dhe organizoj të gjitha Kërkesat dhe Donacionet në Kosovë.
Dhuro është shumë e lehtë për t’u përdorur dhe e qasshme për të gjithë.

Ti mund ta përdorësh Dhuro që të kërkosh çfarëdo që të nevojitet dhe poashtu të japësh si donacion gjithçka që ti mendon se dikush tjetër ka nevojë për të. Të ofrosh ndihmë gjithashtu na lidh me të tjerët, duke krijuar komunitete më të forta dhe duke ndihmuar në krijimin e një shoqërie më të lumtur për të gjithë.

Ekipi i “Avengers” dolën fitues e vendit të parë në garën e organizuar nga ICK “Hack the Crisis Kosova” garë e cila u mbështet edhe nga Embassy of Sweden in Pristina, Norwegian Embassy in Prishtina, GIZ Kosovo, Komuna e Prishtinës, UNDP Kosovo, Gjirafa.com, European Union Kosovo dhe Unicef Kosovo Programme.

Aplikacioni tanimë është online për ta përdoru por ende është në proces të vazhdueshëm të përpunimit dhe përmirësimit, për ti ofruar shërbime sa më të mira dhe të lehta për përdoruesit.

Aplikacioni ofron mundësinë e krijimit të llogarisë nëpërmjet Facebook, zgjedhje të kategorive të ndryshme (kërkesë për ndihmë ose dhurim/donacion), lloje të produkteve/shërbimeve, si dhe përshkrime të detajuara të kërkesave apo donacioneve. Të gjithë kërkuesit dhe dhuruesit e kanë poashtu mundësinë e përcjelljes së statusit të rasteve në kohe reale deri në përmbylljen e “misionit”.

Për më shumë ju lutem vizitoni faqen Dhuro në Facebook dhe web.

MË SHUMË
Intel Core i9-10900K tejkalon shpejtësinë rekorde!