Connect with us

Hi, what are you looking for?

Aplikacion

Ekspozohen 235 milionë llogari të Instagram, TikTok dhe YouTube

Databaza me 235 milionë llogari Instagram, TikTok dhe YouTube u la e zbuluar për të aksesuar nga kushdo dhe u zbulua më 1 Gusht.

Ekipi hulumtues pranë Comparitech zbuloi sesi një databazë me 235 milionë llogari Instagram, TikTok dhe YouTube ishte ekspozuar online.

Kohët e fundit ka pasur raportime për shfaqjen e llogarive në tregjet e zeza. Një audit i bërë së fundi thotë se 15 miiliardë kredenciale nga 100,000 thyerje sigurie qarkullojnë nëpër forumet e tregjeve të zeza.

Databazat e pasiguruara po shndërrohen në problem. Databaza me 235 milionë llogari Instagram, TikTok dhe YouTube u la e zbuluar për të aksesuar nga kushdo dhe u zbulua më 1 Gusht.

Të dhënat janë ndarë në disa sete ndërsa më të rëndësishmet ishin dy prej tyre me afro 100 milionë llogari secila nga Instagram. Seti i tretë i përkiste TikTok me 42 milionë llogari dhe së fundi YouTube me 4 milionë llogari.

Sipas Comparitech seti i të dhënave përmban:

Emra profili
Emra realë
Foto profili
Përshkrimi llogarie
Numra ndjekësish
Nivel angazhimi
Nivel rritjeje
Gjinia audience
Vendndodhje audience
Pëlqime
Mosha
Gjini
Oraret e postimeve

Por nga erdhën këto të dhëna? Hulumtuesit sugjerojnë se janë nga një kompani të quajtur Deep Social i përjashtuar nga Facebook dhe Instagram për vjedhje informacionesh të përdoruesve. Kompania u shua pak kohë më pas.

Sapo hulumtuesit gjetën setin e të dhënave kontaktuan me administratorët e Deep Social të cilët përmes firmës së marketingut Social Data e rrëzuan databazën.

Social Data mohoi çdo lidhje me Deep Social duke thënë se ata janë thjeshtë një kompani e cila grumbullon informacione vetëm për konsumatorë të besueshëm dhe përdoren për qëllimi të kufizuara. /PCWorld Albanian

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *