Glaxy fold lite do të vijë me karakteristika të veqantë

Galaxy Fold ka bërë një hyrje mjaft të keqe në treg me çështjen e thyerjes së ekranit në mes, por mbi të gjitha kompania nuk e ka ndalur punën në prodhimin e këtij telefoni Ne kemi njoftuar se me Galaxy Z Flip gjigandi i teknologjisë i cili është shfaqur në këtë kategori të telefonave të palosshëm do të prezantojë Galaxy Fold 2 në tremujorin e tretë, kësht që mundë të ju themi se galaxy fold Lite është duke u zhvilluar.

Samsung ka patentuar një dizajn të ri dhe mendohet të jetë Galaxy Fold Lite, në këndin e sipërm të djathtë të ekranit ka një nivel që pret kamerat ndërsa ka një ekran të gjatë e të hollë në pjesën e pasme, ne mendojmë që ky ekran nuk do të ketë një funksion për ti shfaqur njoftime(notification) për sa kohë që telefoni të jetë i mbyllur.

Sa i përket kamerav e shohim se në anën e përparme kemi kamerë të dyfisht, ndërsa nga mbrapa kemi kamerë të trefisht ku njëra prej tyre është lentja e quajtur periskop e cila përqëndrohet në zoom, ndërsa lexuesi i gjurmëve të gishtrinjëve dhe porta USB-C janë të montuar në pjesën ku është i vendosur edhe mikrofoni stereo.

Kjo patentë gjithashtu zbulon se telefoni mund të ketë një vlerësim IP për rezistencën ndaj ujit dhe pluhurit deri më tani asnjë nga telefonat e palosshëm nuk kanë rezistencë ndaj ujit dhe pluhurit.

Në këtë kontekst Fold 2 pritet të ketë një certifikatë IP, telefoni i cili pritet të ketë mbështetje 4G, dhe me një hapsirë të brendshme prej 256 GB, pritet të jetë i disponueshëm me një çmim prej $1099.

MË SHUMË
Apple përballet me ndëshkime të papritura