Connect with us

Hi, what are you looking for?

Aplikacion

Miliona njerëz ende përdorin Windows XP

Sipas përllogaritjeve afro 25.2 milionë kompjuterë ende kanë të instaluar Windows XP, një sistem operativ shumë i rrezikshëm për tu përdorur sot.

Lançuar për herë të parë në 2001, sistemi operativ i braktisur Windows XP është ende e gjallë e po qëndron mirë sipas të dhënave që vinë nga Netmarketshare.

Muajin e kaluar 1.25% e kompjuterëve në mbarë botën kishin të instaluar sistemin operativ 19-vjeçar. Ky sistem operativ është më popullor sesa Windows 8 që ka 0.57% të tregut, ChromeOS që ka 0.42% të tregut dhe Windows Vista që ka 0.12% të tregut.

Mbështetja për Windows XP zyrtarisht përfundoi më 14 Prill 2014, që do të thotë se Microsoft nuk ofron më mbështetje teknike e as përditësime për sistemin operativ prej 6 vitesh.

Sipas përllogaritjeve afro 25.2 milionë kompjuterë ende kanë të instaluar Windows XP, një sistem operativ shumë i rrezikshëm për tu përdorur sot.

Sakaq Windows 10 është instaluar në mëse 60% të kompjuterëve. Statistikat tregojnë edhe dominimin e Microsoft ku rivali më i afërt i sistemit operativ Windows 10 është Mac OS X 10.15 me 3.49% të tregut ndjekur nga Mac OS X 10.14 me 2.96% të tregut.

Gjithashtu me përfundimin e jetës së Windows 7 në Janar, është e rëndësishme që përdoruesit të kalojnë në Windows 10 që të mbrohen ngea problemet e sigurisë. /PCWorld Albanian

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *