Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Modelet të Gimbal për telefona me çmime të përballueshme.

Megjithëse kamerat e telefonave tanë celularë po zhvillohen dita ditës, por për të bërë video duke vrapuar ose kur jemi duke hecur përsëri na duhet një paisje edhe cila i bënë këto pamje më profesional edhe redukton dridhjet e pamjes kur jemi duke vrapuar ose hecur. Ne kemi zgjedhur disa nga Modelet e Gimbale për telefonat mobil që kanë çmime të përballueshme.

Megjithëse kamerat e telefonave celularë janë pothuajse aq të avancuara sa kamerat profesionale, një nga problemet më të rëndësishme ende shfaqet si stabilizimi i imazhit. Në ditët e sotme kur bëjmë shumë foto dhe video nga telefoni ynë celular mund të na duhet edhe gimbali për të bërë të bërë video ose fotot të duken më profesionale.

1 – DJI Osmo Mobile 3

Në krye të listës sonë modeli ynë gimbal për telefonat është DJI Osmo Mobile 3, gimbali i cili ka tërhequr vëmendjen që nga dita e parë me të dy madhësitë dhe atë që bën, ky gimbal ka performanca shumë të mira dhe konsiderohet si gimbali mi i shtrejtë në listën tonë.

Osmo Mobile 3 bën pjesë në modelet më të vogla të gimbale, ku me 2.5 or mbushje të baterisë mundë ta përdorni deri në 15 orë duke bërë video ose fotografi. Ky gimbal ka një peshë shumë të lehtë prej 405gr, dhe mundë të mbaj paisjet me peshë deri 170 – 230 gram. Osmo Mobile 3 ka një lidhje përmes Bluetooth 5.0 dhe ka mundësin e power saving. Përmes aplikacionin DJI Mimo ju ipet mundësia ta sistemoni sipas dëshirës suaj i cili është i pasur me shumë opsione, ku ja vlenë të cekeb si opsioni i ActiveTrack 3.0 dhe Hyperlapse. Një karakteristik tjetër që vlenë të ceket tek ky gimbal e që nuk janë në gimbalet e tjera është se ju mundë ti ndryshoni funksionet e buttonave që janë në gimbal përmes aplikacionit.

Dji Osmo Mobile 3 ka një çmim duke filluar nga 120 euro

2 – Zhiyun Smooth-Q2

Modeli tjetër me çmim të përballueshëm me përmasa të vogla dhe me peshë të vogël është ky gimbal Zhiyun Smooth-Q2. Ky gimbal më shumë është i preferuar i videografëve të cilët janë fasionant për xhirime të klipeve po pse jo edhe filmave me telefonë.

Ka një madhësi që lirshëm kur të palohet mundë ta fusim në gjep dhe një peshë prej 260gr. Ka 3 lloje të lëvizjeve Pan,tilt dhe rulo të cilët kryejn lëvizje 305,265 dhe 360 shkallësh. Përmban një kontroller me 5 opsione të anëve ku mundë ta orjentoni telefonin tuaj.

Gjatë xhirimit ju keni mundësin që ta mbushni telefonin tuaj përmes usb portës që ndodhet në gimbal ku ka një kapacitet të baterisë deri 17 orë duke punuar.

Zhiyun Smooth-Q2 ka një çmim duke filluar nga 90 euro

3 – Moza Mini Mi

Ky gimbal rënditet në listën tonë me një karakteristik shumë të veqantë për të mbushur telefonin tuaj përmes wireless charging sa jeni duke xhiruar, gimbal ka një bateri e cila punon deri në 10 orë ky gimbal ka një veqori i cili mbështet edhe bateri prej 2110 mAh dhe ju mundëson deri 3 orë punë.

Ka një peshë prej 480gr dhe mundë të mbajë paisje deri në 300gr, dhe i jep mundësi përdoruesit të bëjë lëvizje 360 shkallë rrotullim, deri 310 shkallë rrotullim cilindër dhe 165 shkallë ulje, si dhe 4 lloje të opsioneve për ndjekje.

Moza Mini Mi ka një çmim duke filluar nga 90 euro

4 – Feiyu-Tech VLOG Pocket

Modeli Feiyu-Tech VLOG Pocket peshon vetëm 272 gram, gimbali mundë të mbajë paisje deri 240 gram, dhe ka një bateri e cila punon deri 14 orë ku ju lejon që gjat tër ditës të bëni foto ose video.

Modeli i cili ju lejon të merrni imazhe shumë profesionale, megjithë çmimin e tij të vogël dhe të përballueshëm ofron të gjitha karakteristikat dhe mundë ta kontrolloni përmes aplikacionit të tij Vicool.

Feiyu-Tech VLOG Pocket ka një çmim duke filluar nga 70 euro

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *