Connect with us

Hi, what are you looking for?

Aplikacion

Përdoruesit e Instagram do të mund të fitojnë para

Një update i ri po përgatitet për përdoruesit e Instagramit, duket se konkurenca në Instagram dhe YouTube do të fillojë të zhvendoset në një pikë tjetër e cila nuk është folur më parë. Në update-in e ri i cili u njoftua së fundmi nga Instagram u mësua se do të ketë vendosje reklamash në videot e IGTV.

Këto reklama do të kenë lejushmër kohëzgjatjeje deri në 15 sekonda ku do të jetë një sekondazh bukur e mirë për ta reklamuar prduktin që doni të shitni. Për të hapur likun e reklamës klikimi do të bëhet në vend të lëvizjes lart(Swipe Up) do të zavendësohet me klikimin e linkut të reklamës ne mes të videos, kjo do të rrisë nivelin e hapjes së linkave reklamuese.

Të ardhurat nga këto reklama do të ndahen me botuesin ashtu si në YouTube, për momentin informacioni i detajuar mbi çmimet e të ardhurave nga reklamat në Instagram nuk do të zbulohet.

Reklamat e reja në Instagram do të provohen së pari me një audiencë të caktuar, aktualisht janë përzgjedhur 200 fenomen/e të ndryshme në Instagram që krijojnë përmbajtje në gjuhën angleze, sipas njoftimit këto fenomen/e në Instagram përfshijnë emra si Adam Waheed dhe Lele Pons. Ekzistojnë disa marka të zgjedhura të reklamuesve për reklamat IGTV, midis këtyre markave ka emra të tillë si Ikea, Puma dhe Sephora.

IGTV u paraqit për herë të parë në 2018 dhe u deklarua se ishte një konkurrent i rëndësishëm kundër YouTube, në atë kohë ka qenë efektiv kundër YouTube vetëm me transmetime live me formatin e tij vertikal të videos e deri më tani. Tani me modelin e ri të reklamave ka një pritje për ritjen e numrit të përdoruesve IGTV sepse jo vetem që do lejohet reklamim i sponzorizuar në instagram por do lejohen edhe reklamat e tjera të sponzorizuar në Youtube.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *