Produkte interesante nga Xiaomi që ndoshta nuk i dini

Xiaomi është një emër i njohur në shumë fusha me shumëllojshmëri të produktetve, edhe pse është një kompani teknologjike. Në mesin e këtyre produkteve kompania me qendër në Kinë ka këpucë sportive si dhe paisje që mund të përdoren nq jetën e përditshme si paisje të ndryshme për kuzhinë dhe produktet të tjera të ngjashme.

Platforma Xiaomi Youpin me produktet e saj të ndryshme

Kompania Xiaomi ka një platformë të tij siq është Xiaomi Youpin kjo platformë e cila thujase nuk njihet nga shumë njerëz shet produkte shumë interesante që ne dëshirojmi ti ndajmë me ju.

Maska inteligjente Xiaomi Smartmi

Xiaomi tashmë ka filluar të prodhojë maska ​​sipas nevojës për shkak të rritjes së përdorimit të maskave me shpërthimin e virusit pandemik COVID-19. Xiaomi i cili tashmë ka edhe patentën për prodhimin e këtyre maskave është duke punuar vazhdimisht në këtë fushë me Xiaomi Youpin f95 e cila fillimisht është zhvilluar për fëmijët në muajin shkurt.

Produktit prodhohet me madhësi të ndryshme dhe me një sistem të veçantë të filtrimit, në këtë mënyri ju mundë të merrni frymë me lehtësi.

Matësi i zgjuar Xiaomi Youpin Small Q

Edhe pse në secilin nga ne gjendet një matës në telefonat tanë por jo shumë nga ne e preferojmë ta përdorim kur duam të masim ndonjë objekt. Xiaomi Youpin Small Q është një paisje matëse digjitale e cila ka një form të cilindrit dhe madhesi sa grushti i dorës, kjo paisje na mundëson të masim çdo gjë.

Paisja ka një ekran të vogël 1.9inch i cili na tregon numrat në menyrë digjitale dhe me zë kur jemi duke matur dhe na mundëson të masim objekte deri 100metra.

Ka një bateri pre 200mAh ku na lejon të bëjme matje të shumta deri 3000 matje me një mbushje dhe koha për të cilën i nevojitet kësaj paisje të mbushet ësht 5 minuta.

Smart Rubik nga Xiaomi

Produkti i cili ka një model të lëmuar të trupit mundë të lidhet në paisjet tuaja përmes sitemi të Bluetooth i cili ju lejon ta kontrolloni kubikun nga distanca duke e bërë të mundur ndryshimin e ngjyrave përmes dritave led të zgjuara që gjenden brenda kubit.

Smart Rubik është i qasshëm edhe në sistemet si Android dhe iOS, paisja ka të integruar përmbrenda disa senzorq që e bëjnë ndryshimin e ngjyrave sa herë që ju e rrotulloni atë. Çmimi i kësaj paisje është vetëm 11$

MË SHUMË
Epoka e “Bicikletave elektrike”