Produktet teknologjike që na bëjnë të mendojmë pse janë krijuar

Teknologjia vazhdon të evoluojë dhe ekziston në një farë mënyre në jetën tonë. Kur e shikojmë gjithmonë flasim për produkte teknologjike që janë të dobishme dhe me të vërtetë të mira për njerëzit.

Pra cilat janë teknologjitë që janë të padobishme ose me të vërtetë të panevojshme ?

Ne kemi hulumtuar për ju teknologji të ndryshme që janë interesante ose teknologji që janë përdorur ndërvite dhe kanë pasur ose jo dobi tek ne.

Ju paraqesim listë e teknologjive që na bëjnë të pyesim vetën se përse janë krijuar?!

Philips SmartSleep

Philips njihet më shumë për prodhimin e ndriqimeve smart, kufjeve të ndryshme dhe paisje tjera personale teknologjike për burra dhe gra, sigurisht që Philips ka edhe paisje tjera teknologjike po ajo që na bije në sy si prodhimi më interesant i Philips ështe Philips SmartSleep le të themi se është një matës i zgjuar për gjumin.

Ky lloj paisje është krijuar për ata që kan vështirësi të bien në gjumq, dhe gjurmon në kohë reale gjumin kur e shikojmë nga jashtë duket si një paisje e zakonshme që përciell kohën e gjumit që e bëni. Gjumi i mirë forcon imunitetin ! Philips prodhoj produktin e tij SmartSleep për këtë qëllim, paisje mundë të lidhet me telefonin tuaj përmes aplikacionit SleepMapper duke e konektuar paisjen përmes wifi ose Bluetooth.

Krijuesit e kësaj paisje pretendojnë se me përdorimin e rregullt përmirëson cilësin e gjumit dhe bën përdoruesin të ndjehet më i qetë gjatë ditës.

Segway S-Pod

E prezantuar në CES këtë vit ky produkt është mjaft interesant, kjo në fakt është një karige elektrike me rrota por që ka një dizajn që e bën të duket sikur në filma fantashkencë nuk ka një kufizim se është prodhuar për persona që nuk mundë të hecin, në fakt mundë të përdoret nga të gjithë ne dhe mendohet të përdoret si alternativë i transportit në qytetet e së ardhmës.

Ka një veqori interesant ku ju mundeni përmes telefonit tuaj ta thërrisni për të ardhur tek lokacioni varësisht se ku gjindeni, kjo karige mundë të arijë një shpejtësi prej 38kmh i shoqruar nga cilësia e Segway.

Ky mjet mundë të kontrollohet me ndihmë e një leve, ose përmes aplikacionit që instalohet në telefonin tuaj.

Jastëk Robotik Somnox

Zakonisht këto lloje të jastëkëve jemi mësuar kryesisht ti shohim si prodhim nga Kinezët dhe Japonezët të cilët njihen si vendet që më së shumti na habisin nga dizajnet e modeleve që i bëjnë në paisjet teknologjike.

Por ky produkt është prodhim i një kompanie të bazuar në Roterdam, ky jastëk robotik Somnox prentedohet se është zgjedhje për ata njerëz që kanë probleme me gjumin dhe flenë jo të shëndetshëm.

E ideuar si një shok i gjumit, pretendohet se ju ndihmon të bieni në gjumë më shpejt, të flemë më gjatë dhe të zgjoheni të pushuar.

Për më shumë rreth këtij produkti mundë të klikoni këtu.

Roboti Bellabot për shpërndarjen e Ushqimit

Ky robot i cili ka një dizajn ku duket si një mace ju ndihmon restoranteve të shpërndaj ushqim deri në 10 kilogram ndërsa ju sjellë ushqimin ju kur ta prekni në pjesën e sipërme që duken si veshët e macës roboti fillon të bëj si macet.

Por kjo edhe pse shumicës nga ne mundë ti duket diçka interesant po shumë nga ne mundë edhe të mos ju duket diçka e mire dhe mundë të ndjehen keq. Roboti Bellabot është prezantuar këtë vit në CES 2020.

Hushme maska e zërit

Kjo paisje në formë të maskës të cilën po e shohim vërtet duket si një paisje që i ngjanë atyre karkatereve negativ që e kanë humbur zërin në filma fantashkencë. Edhe pse nga dizajni nuk është pëlqyar aspak ideja e kësaj paisje është që kur flasim në telefon të mos i pengojm të tjerët që i kemi afër.

Përpos që na mundëson të flasim pa i penguar të tjerët kjo paisje na jep mundësin që të flasim pa na dëgjuar askush se qfar po i themi ne bashkëbiseduesit në telefon.

Nëse mendoni se ju duhet kjo paisje atehere mendojeni edhe njëher kur jeni duke hecur në rrugë ose jeni në ndonjë vend me shumë njerëz përreth besojmë që kjo paisje do e tërheq vëmendjen e gjith atyre njerëzve se sa vet zëri juaj i lartë që flisni në telefon.

MË SHUMË
Modelet të Gimbal për telefona me çmime të përballueshme.