Pse AirPods Pro janë kufjet më të përsosura për përdoruesit e iPhone

Kur Apple lansoj AirPods Pro në fund të vitit 2019, absolutisht ishte një lajm i madh për përdoruesit e iPhone. Deri më sot ato janë një nga modelet më të mira të kufjeve që mund të blini në treg.

Këto kufje janë versioni i fundit i AirPods që vijnë me një dizajn unik, zë më të mirë, një çmim shumë të lartë ndonjëherë, dhe me teknologjin e fundid për anulimin e zhurmës. Këto kufje janë vërtet perfekte për adhuruesit e iPhone pasi ju bënë të zhyteni në zërin magjepse të muzikës që japin këto kufje.

Por a duhet të përmirësohet më shumë një AirPods Pro, apo edhe t’i blini ato nëse jeni përdorues i Android?

Dizajni

Një nga arsyet më të mëdha pse njerëzit i kanë dashur AirPods që nga lëshimi i tyre i parë në Dhjetor 2016 është për shkak të mënyrës se si duket.

Të ecësh nëpër rrugë duke përdorur këto kufje është po aq sa një simbol i statusit sesa një preferencë e pajisjes. Jo vetëm që duken të lëmuara dhe minimiste, por ato gjithashtu u thanë të gjithëve se ju keni para për të shpenzuar në një iPhone krejt të ri.

Ndërsa këto AirPods Pro të reja kan të njëjtën mënyrë projektimi si AirPods origjinal, ekzistojnë disa dallime të dukshme.

Një problem për disa përdorues të Apple ishte fakti që AirPods bien nga veshët e tyre rregullisht, por Apple nuk i la përdoruesit e tyre të presin gjat për këtë problem dhe lansoj airpods pro të cilat i beri me gomë të silikonit të cilat kan madhësi të ndryshme që të përshtaten në secilin vesh të përdoruesve.

Këto kufje janë pak më të mëdha se sa Airpod-et origjinal dhe vijnë me kutin më të madhe për mbushje.

Kualiteti i zërit

AirPods Pro tingëllon shumë më mirë sesa AirPod-et origjinale pjesërisht falë anulimit të zhurmës duke bllokuar më shumë tinguj nga bota e jashtme.

Këto madje kanë një modalitet të integruar të Transparencës, që do të thotë përdoruesit kanë mundësinë të dëgjojnë muzikë kur janë duke ecur apo ngasur bicikleten në një rrugë të ngushtë me makina dhe ti dëgjojnë zhurmat nga jasht kjo falë tiparit intelegjent që kanë këto kufje por ju mundë të vendosni në mënyrë manuale dhe ti ndaloni zhurmat.

AirPods Pro ka shumë më shumë bas në krahasim me AirPods origjinal. Ky ishte një problem që shqetësonte disa përdorues të hershëm të pajisjes të gjeneratës së parë të Apple.

Një kujtesë që AirPods Pro nuk janë vetëm një opsion i shkëlqyeshëm për muzikë, por edhe për të kryer telefonata me kualitet të lart të zërit kjo falë aftësis së kufjes për zvoglimin e zhurmës së ambientit përreth.

Karakteristika të tjera

Airpods pro kanë një bateri më të qëndrueshëm nga airpod-et e kaluara ku ju mundë të ndëgjoni muzikë deri në 5 orë pa ndërprerë duke e lënë të çaktivizuar anulimin e zhurmës, ndërsa kur e keni aktive anulimin e zhurmës zbret në rreth 4 orë e 30min.

Por gjëja me të vërtetë mbresëlënëse në lidhje me mbushësin baterisë së airpods pro është se mundë ti mbushni baterit e airpods brenda 24 orëve sa hër që ju hargjohen dhe të keni mbushësin me vete pa u lodhur të gjeni priza elektrike për ti mbushur ato.

MË SHUMË
Tani mundë të bëni jailbreak iphonin tuaj (iOS 13.5)!!