Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Samsung Galaxy Watch 2 do të ketë një kornizë fizike

Ekziston një detaj i ri për modelin e orës galaxy watch 2 i cili po flitet që nga viti i kaluar, samsung në vitin e kaluar lançoi dy smartfonë të rinj, ku bashkë me smartfonët lençoj edhe orët Galaxy Watch Active dhe Galaxy Watch Active 2 ku kanë një dizajn pa kornizë vetem ekran prekës.

Shumë përdorues të këtyre orëve prisnin një dizajn me kornizë fizike, raportohet se do të ketë një kornizë fizike të rrotullueshme në modelin e ri të orës së mençurë të quajtur Galaxy Watch 2, pasi Samsung është duke punuar në të dhe emri i tij nuk është ende i qartë.

Ky detaj i ri i quajtur Bezel vepron si një komponent mekanik,ende nuk dihet nëse do të përfshihet një dizajn i cili do të ketë strukturë sportive, në këtë model pritet që më shumë ti ipet rëndësi dukjes si orë tradicionale. Detajet teknike për Galaxy Watch 2 nuk dihen ende, por ora pritet të jetë në dispozicion me madhësi 44mm dhe 46mm.

Përveç kësaj kjo orë e cila do të dalë me karakteristika të përparuara sigurisht që do të ketë një çmim më të lartë se modelet e mëparshme.

Modeli i smartwatch pritet të prezantohet në gusht të këtij viti me pajisjet e tjera të pritura, si: Galaxy Note 20, Galaxy Fold 2, Galaxy Tab S7 dhe Galaxy Tab S7 Plus.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *