Shtimi i kontakteve në WhatsApp do të bëhet edhe më lehtë !

Platforma WABetaInfo e njohur për shpërndarjen e përditësimeve BETA në aplikacionet WhatsApp, njoftoi se ka risi në versionin beta të aplikacionit. Njëra nga veçorit e këtij përditësimi në aplikacionin whatsApp është edhe mundësia me e lehtë për shtimin e kontakteve. Do të fillojë të mbështesë leximin e kodeve QR, të cilat kanë një rëndësi të madhe për përdoruesit e WhatsApp. Me veçorinë e kodit personal QR që përdoruesit do të jenë në gjendje të ndajnë në WhatsApp, ata do të ofrojnë një zgjidhje praktike në këtë drejtim.

Për më tepër, nëse kodi juaj personal ndahet me një person të gabuar, ju jepet mundësia ta rivendosni atë dhe të krijoni një të ri. Karakteristika e re pritet të vijë në platformat iOS dhe Android, sigurisht për këtë veçori e cila aktualisht është në beta përdoruesit duhet të presin pak më gjatë.

MË SHUMË
Produktet teknologjike që na bëjnë të mendojmë pse janë krijuar