Sony prezanton PlayStation 5

Pas disa vitesh pritjeje, Sony më në fund ka prezantuar të shumëpriturin PlayStation 5.

Konsola e re e videolojërave ka një procesor më të fuqishëm, më shumë memorie RAM sesa PlayStation 4 dhe një kartë grafike të përmirësuar.

Ndryshim tjetër i PS5 nga PS4 është fakti se konsola e re do të jetë e bardhë dhe pozicioni natyral do të jetë ai vertikal.

Komanda e re që quhet Dualsense është një zhvillim i DUALSHOCK 4 dhe do të jetë e pajisur me mikrofonë në mënyrë që lojtarët të komunikojnë “online” me njëri-tjetrin pa pasur nevojë për kufje.

Mendohet se PS5 do të dalë në shitje për një çmim më të ulët se 500 euro.

MË SHUMË
Microsoft njofton Superkompjuterin e Pestë më të Fuqishëm në botë në Partneritet me OpenAI