SpaceX falcon 9 arriti tek qëllimi i shumëpritur

Fluturimi në orbitë i SpaceX Falcon 9 të cilin të gjithë e kishin pritur për një kohë të gjatë në kushte normal do të zhvillohej më 27 maj, por kjo u anulua për shkaqe atmosferike nga kushtet e këqia të motit. Por tani në këto momente SpaceX Falcon 9 ndodhet në Stacionin Ndërkombëtar Hapsinor duke arritur tek qëllimi i tij hapsinor.

Ndërsa Elon Musk vazhdon të punojë në SpaceX shpejt dhe në mënyrë të vazhdueshme, ai vazhdimisht i afrohet ëndrës së tijë për të shkuar në Mars.

Astronautët e NASA-s Doug Hurley dhe Bob Behnken morën pjesë në këtë fluturim të quajtur SpaceX Demo02, ky fluturim 19-orësh ishte një ngjarje e rëndësishme historike që ndryshoi ëndrrat tona dhe planet e ardhshme në lidhje me hapësirën.

Nëse akoma nuk keni shikuar mund të shihni fillimin e fluturimit dhe procesin në kanalin zyrtar të NASA -s në YouTube.

Në ditët në vijim ne do të vazhdojmë të ndajmë detaje në lidhje me këtë detyrë të re të SpaceX.

MË SHUMË
Microsoft njofton Superkompjuterin e Pestë më të Fuqishëm në botë në Partneritet me OpenAI