Tani mundë të bëni jailbreak iphonin tuaj (iOS 13.5)!!

Apple përdor një sistem për telefonët e tij i cili është i mbyllur dhe mundë të kontrollohet vetëm nga apple kështu që askush nuk mundë të bëjë ndryshime në të, me këtë veçori apple e bën sistemi iOS një ndër sistemat më të sigurt të telefonave të tij dhe më praktik dhe të lehtë.

Por disa përdorues nuk është që janë të kënaqur me ketë gje dhe fillojnë të hakojnë ose ndryshe ti heqin kufizimet në sistemet e apple si iOS, iPadOS, tvOS dhe watchOS, duke mundusuar përdorusve të kenë qasje si në ndryshimet e stileve të ikonëve, duke shtuar vegla të reja me stil në lockscreen ose homescreen e shumë gjera të tjera, kjo aritet duke përdorur një seri arna kernel.

Jailbreak i lëshuar nga ekipi unc0ver mbështet të gjithë iPhone-të që ekzekutojnë iOS 11 dhe më lart përfshirë edhe iOS 13.5 përditësim ky i lëshuar këtë javë nga Apple. Detajet e cenueshmërisë që ekipi përdori për të krijuar jailbreak nuk dihen por sigurisht që kjo dobësi nuk pritet të zgjasë shumë. Apple rregullon menjëherë këto dobësi, për më tepër dihet tashmë që kompania po punon me shpejtësi për t’i bërë të papranueshme këto jailbreak.

Për më tepër duhet të ju rikujtojmë se nuk rekomandojmë paisjet tuaja ti bëni jailbreak, me këtë proces pajisja juaj bëhet e ndjeshme ndaj aplikacioneve të pa aprovuara dhe paketave të ngjashme.

Jailbreak është në faqen kryesore të unc0ver.

MË SHUMË
Pse AirPods Pro janë kufjet më të përsosura për përdoruesit e iPhone